Karkalecat pushtojnë ‘Afrikën’ më të rrezikshëm se Koronavirusi

Kontinenti afrikan po përballet me një kërcënim të madh nga një vale e dytë karkalecash këtë vit, e cila sipas ekspertëve është parashikuar të jetë deri në 20 herë më e madhe se vala e para, e cila është vlerësuar si më e madhja në 7 dekadat e fundit.

“Daily Mail” shkruan se një valë e re karkalecash po mbërrijnë në Somali, Kenia dhe Etiopi, duke rrezikuar të shkatërrojnë të mbjellat gjatë kësaj kohe, të cilat do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në miliona banorë.

Në disa shtete në Afrikë, karkalecat po konsiderohen si një kërcënim më i madh sesa pandemia e koronavirusit, e cila deri tani e ka goditur më pak këtë kontinent krahasuar me Evropën, Azinë apo edhe Amerikën.

Fermerët në Kenia mundohen me të gjitha format për të mbrojtur të mbjellat e tyre, por tashmë situata është edhe më e vështirë pasi u duhet të qëndrojnë të mbyllur si pasojë e koronavirusit, edhe pse shumë prej tyre shprehen se Covid-19 as nuk ka për të shkuar në zonat e tyre.