Kardiologu nga Tetova propozohet për deputet në listën e Bashkimit Demokratik për Integrim

Bashkimi Demokratik për Integrim po përpunon emrat e kandidatëve të mundshëm për deputetë në listat e tyre. Siç mësohet në listën e kandidatëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, njëri ndër të kandiduarit është Valon Asani.

Valon Asani është kardiolog nga Tetova i cili ka themeluar dhe po drejton tash e tre vite, qendrën për kardiologji intervente në Spitalin Klinik të Tetovës. Propozimi i emrit të Valon Asani ka ardhur nga disa funksionar të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjë kjo që, është mirëpritur edhe nga lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Asani u lind në Tetovë ku edhe kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa studimet e mjekësisë, i kreu në “Kirili e Metodij” në Shkup, ndërsa studimet pasdiplomike, në Tiranë të Shqipërisë, pas çka edhe vazhdoi trajnimin e tij në Triemli të Zvicrës, bashkë me kardiologun e njohur botërisht Omer Xhemaili. Së fundmi, doktor Asani bashkë me doktor Atilla rexhepin, botuan edhe Praktikumin për mjekësinë moderne 1 dhe 2.