Kreu i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski në TV24 sqaroi se po shqyrtojnë të gjitha mundësitë duke përfshirë këtu edhe mbylljen e plotë të shtetit dhe masat në nivel lokal dhe rajonal.
“Së pari duhet t’i shohim masat e reja se çfarë rezultate do të sjellin. Më lehtë e kemi të propozojmë karantinë në gjithë territorin e vendit”, tha Karaxhovski.
Kreu i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse thotë se pacientët që infektohen më shpesh janë prej 20-40 vjet dhe ata po e shpërndajnë virusin.
“Maqedonia është në kulmin e epidemisë”, tha mes tjerash Karaxhovski