Karaxhovski “sherr” me gazetarët! “Mua mund të më shkarkojë vetëm ministri Filipçe”

Njeriu i parë i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski pothuajse në çdo pyetje të gazetarëve, përgjigjet me kritika. Kjo bëri që në konferencën e sotme për media të reagojnë gazetarët.

“Do t’ju kisha lutur për sjellje korrekte ndaj gazetarëve dhe ndaj mediave sepse ne kohën e fundit gjatë gjithë kohës shpërndajmë rekomandime nga Komisioni për sëmundje infektive dhe Qeveria, bile na kanë ulur edhe pagat prej 1- deri 30% por përsëri ne jemi fajtor. Kërkoj të më përgjigjeni konkretisht në pyetjen se si kryetar i Komision për sëmundje infektive ndiheni fajtor për ndërprejen e masave rigoroze,” tha Sanja Trajkovska, gazetare.

Karaxhovski nuk iu përmbajt dot komenteve duke i thënë gazetares se kur ai ka punuar si epidemiolog ajo ka qenë në shkollë fillore.

“Ne jemi profesionistë të fushës, unë jam profesionistë 27 vjet në 13 ministri të Qeverisë që kanë qenë më parë. Në pyetjen tuaj, a ndjej përgjegjësi, nuk kam vrarë dikë që të ndjejë faj,” tha Zharko Karaxhovski, Komisioni për Sëmundje Infektive.

Reagoi edhe një gazetar tjetër.

“Do ta lus që të ul arrogancën ndaj gazetarëve dhe mediave,” tha Aleksandar Dinev, gazetar.

Pasi u përgjigj disa minuta me radhë vijoi komenti i tij.

Mua mund të më shkarkojë vetëm ministri Filipçe. Në komision janë 20 persona, unë jam ai që luaj rolin e zotit Xhaferit, jap fjalën ose ia marrë, dhe jap këshilla nëse më dëgjon ministri,” tha Zharko Karaxhovski, Komisioni për Sëmundje Infektive.

Për sjelljen jokorrekte të Karaxhovskit gazetarët janë ankuar edhe më parë.

Ndryshe epidemiologu Zharko Karaxhovski është kryetar i Komisionit për sëmundje infektive, organ ky që ka propozuar të gjitha vendimet e deritanishme të Qeverisë në lidhje me masat e buta dhe shtrënguese në luftën kundër Covid-19.