Karaxhoski: Mund të kemi 1000 të infektuar me Kovid 19 në ditë!

Nëse nuk respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19, nuk përjashtohet mundësia që numri i të infektuarve në vend të arrijë deri në 1000 në ditë, thotë kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski.

Ai njëherit thekson se pavarësisht numrit të të infektuarve ditëve të fundit ka shënuar rritje, nuk mendohet propozimi i orës policore. Ahengjet, koncerte dhe manifestimet tjera ku askush nuk mbante maska janë shkaktar të rritjes së numrit personave të prekur me Kovid-19, thotë Karaxhoski.

“Atë që e themi vazhdimisht si rekomandim, mosgrupim, mbajtje e distancës prej dy metrash, mbajtje e maskës, dezinfektim për duar, janë kriteret kryesore që të mos ketë raste. Në periudhën pas nesh është e dukshme se kjo nuk u respektua. Vet anketat me vet faktin që janë mes 20 dhe 39 vjeç, flet se këta nuk janë njerëz që kanë qenë në ahengje familjare por kanë qenë në manifestime, ngjarje, promovime, në lokale të caktuara ku nuk janë respektuar masat.”,- deklaroi kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski.