Karaxhiq u transferua në Angli, kr*imineli serb do ta vuajë dë*nimin e përjetshëm në bu*rgjet angleze

Kr*imineli i lu*ftës në Bosnje-Hercegovinë, Radovan Karaxhiq u transferua në Angli për të vuajtur dë*nimin e përjetshëm.
Informacioni u njoftua nga Darko Mlladiq, djali i ish-gjeneralit famëkeq i Ushtrisë së Republikës së Serbe, Ratko Mlladiq, të cilit Haga do t’i shqiptojë një verdikt përfundimtar më 8 qershor.

Karaxhiq ndoshta do ta vuajë dë*nimin me kr*iminelë famëkeq, shumë prej të cilëve janë fundamentalistë muslimanë, dhe të cilët, si një kujtesë, tashmë janë përpjekur të the*rrin gjeneralin Radislav Krstiqin.
Serbi 75-vjeçari u shpall fajtor për gje*nocid, kr*ime lu*fte dhe kr*ime kundër njerëzimit në mars të 2016. Dhe në vitin 2019, gjykatësit e apelit të Kombeve të Bashkuara rritën dë*nimin nga 40 vjet në bu*rgim të përjetshëm.

Gjykata Pe*nale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë gjeti Karaxhiqin të ishte përgjegjës për orkestrimin e një prej mizorive më të këqija në tokën Evropiane që nga Lu*fta e Dytë Botërore, duke përfshirë ma*sakrën e 1995 me pothuajse 8,000 burra dhe djem muslimanë në Srebrenicë dhe një fushatë të spastrimit etnik që dëboi kroatët dhe muslimanët nga zonat e pretenduara nga serbët në Bosnjë.

Duke u fshehur për më shumë se një dekadë pas lu*ftës, në vitin 2008 ai u kap përfundimisht nga autoritetet serbe në Beograd.
Pas dë*nimit, ai u mbajt në qendrën e parabu*rgimit të gjykatës në Hagë, por tani do të zhvendoset në Britani.