Karantinë për Bajram! Kryetari i PDSH-së sugjeron të ndiqet shembulli i Turqisë

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ka rekomanduar që Maqedonia e Veriut të ndjekë shembullin e propozuar në Turqi për festën e Fitër Bajramit, që të ketë ndalim të lëvizjes gjatë festës.

“Ne edhe pse si shtet nuk jemi pjesë në shtetet shumë të zhvilluara dhe duhet të ndjekim se si sillen shtete e zhvilluara perëndimore. Nga ana tjetër si myslimanë po ashtu duhet të ndjekim shtete e zhvilluara që kanë shumicë myslimane, e më lejoni që në këtë rast si shembull ta marr Turqinë dhe t’i besojmë këtyre shteteve. Sidomos e kam ndjekur pozicionimin e qeverisë së Turqisë, institucioneve dhe presidentit të Turqisë dhe them se Turqia si shtet me mbi 90% të myslimanëve ka një veçori prej shteteve të tjera myslimane sepse është anëtare e NATO-s dhe është e testuar me pushtet demokratik përmes votës së lirë dhe zgjedhjeve korrekte dhe demokratike. Unë s’bëj pjesë tek njerëzit që duan manipulojnë për pikë politike. Duhet të jemi t ë jashtëzakonisht të kujdesshëm, pandemia nuk ka kaluar” tha Thaçi duhet sugjeruar qytetarëve që të dëgjojnë rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë.

Kujtojmë se ditë më parë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan njoftoi se vendi do të futet në izolim të plotë për katër ditë, duke filluar që nga data 23 maj. Ky vendim, siç tha Erdogan, është marrë në kuadër të përpjekjeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa vendi do të kremtojë Festën e Fitër Bajramit. President turk po ashtu tha se xhamitë, nga 29 maji do të rihapen për besimtarët për të kryer lutjet e mesditës dhe pasdites.