Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë raportoi se 64 punonjës shëndetësorë do të jenë në ‘karantinë’ për 14 ditë.
“Nga spitali në Dibër në izolim shtëpiak janë dy mjekë, një laborant dhe një teknik radiografik, derisa nga pika shëndetësore në Qendër Zhupë, dy mjekë dhe dy teknikë mjekësorë. Të gjithë ata kanë pasur kontakt me tashmë të prekurit”, tha Baki Halili, drejtor I Spitalit të përgjithshëm në Dibër.
Personat tashmë në izolim shtëpiak janë nga rajoni i Dibrës, ndërsa në hapësirat shëndetësorë të Dibrës dhe Qendrës Zhupë, nga vijnë edhe të infektuarit, janë dezinfektuar.
Sot gjithashtu në karantinë shtëpiake u vendosën edhe dy anëtarë të familjes së mjekes me virusin korona.
“Do të jenë 14 ditë të izoluar 64 punëtorë dhe 11 pacientë, tek të cilët shërimi do të mundet të vazhdohet në shtëpi, përkundër asaj se janë me shkallë të ndryshme të rrezikuar, vlerësojmë se duhet të merret kjo masë”, deklaroi ministri Filipçe, duke theksuar se Qendra klinike për 14 ditë do të jetë e mbyllur.
Ndryshe, Filipçe njoftoi se edhe një person nga Maqedonia e Veriut është infektuar me koronavirus dhe me këtë numri i të prekurve shkon në katër./Portalb