“Karantina, gabim fatal”, habit mjeku shqiptar: Pse nuk do të ketë kurrë vaksinë për Koronavirusin

Mjeku Agim Zeqiri, tërheq vëmendjen se situata e koronavirusit po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme. Dr. Zeqiri, vlerëson se “nuk ka, as nuk do të ketë asnjëherë vaksinë, sepse struktura antigjenike e këtij virusi është shumë jostabile dhe ai (virusi) nga një koronë kalon në koronë tjetër, pra nuk lë imunitet, njësoj si virusi i flusë (ftohjes). Gjatë një viti mund të ftohesh disa herë, sepse virusi nuk lë imunitet pas vetes”.

Lidhur me izolimin ku jemi futur prej afro një muaj e gjysmë, mjeku thotë se ky është një gabim trashanik dhe deri fatal: “Izolimi dhe karantina janë gabime fatale për popullatën për shumë arsye:

Së pari: Eliminohet mundësia e imunizimit pasiv. Nëse na hiqet mundësia e kontaktit me virusin ne do të mbetemi të papërgatitur për kontaktin e mundshëm të radhës dhe atëherë tabloja klinike do të jetë shumë, shumë më e rëndë.

Së dyti: Humbasim në gjendjen fizike, e në atë mënyrë përgjigjja jonë imunologjike do të zbehet mjaft. Pas intervenimeve më të rënda në zemër apo diku tjetër, hapi i parë që bëhet është tendenca që pacienti të ngritet sa më para nga shtrati.

Së treti: Hiqet mundësia e aktivizimit të vitaminës D, që ka rol jashtëzakonisht të madh në sistemin imunitar dhe mirëqenien qelizore, të kockave etj.

Së katërti: Kur rrijmë të mbyllur, depresionin e kemi aty! Shëndeti mendor rëndohet dhe kompromentohet. Paraqitet frika, stresohet i gjithë organizmi e në ata situata lirohet hormoni i stresit – kortizoli, i cili ka efekte shkatëruese në tru, zemër, veshka… por më me rëndësi është bllokimi i sistemit imunitar. Kur jemi të mërzitur dhe depresiv nuk tajohet hormoni i lumturisë – serotonina, i cili gjithashtu ka rol në sistemin imunitar, e stimulon atë”.