Karakteristikat e hotelit të vetëm në botë me 7 yje, që do t’ju lë pa fjalë!

Ekziston një urë që lidh ishullin me plazhin aty pranë, dhe vetëm personeli i hotelit dhe mysafirët kanë qasje në të. Vetë ndërtesa është më shumë se 300 metra e lartë – e cila është edhe më e lartë se Kulla Eiffel – dhe ka 56 kate. 230 shtylla betoni mbështesin të gjithë strukturën.

Transferimi në hotel bëhet ose me makinë ose me helikopter privat.
Burj Al Arab ofron 2 lloje transporti për të arritur në hotel. Nëse vendosni të vozisni, do të përshëndeteni në aeroport nga një Rolls-Royce i bardhë dhe një shofer personal. Përndryshe, ju mund të zgjidhni helikopterin privat që do t’ju çojë në çatinë e hotelit.

Gjithçka është bërë nga ari dhe mermeri
Dyshemeja dhe muret e hotelit janë bërë prej mermeri të veçantë Statuario – i njëjti lloj mermeri që Michelangelo përdori për të krijuar statujën e tij të Davidit. Çdo gjë brenda është ose e bërë prej ari 24 karat ose e veshur me të, duke përfshirë dekorime, mobilje dhe TV – edhe pasqyra dhe kornizat e artit janë zbukuruar me ar. Plus, një nga restorantet ka tavanin më të madh të kristalit Swarovski.

Apartamentet janë të stërmëdha.
Burj Al Arab ka një total prej 202 apartamentesh duplex, secili me 2 kate, dhe disa kanë pamje panoramike të ishullit dhe detit. Apartamenti më i vogël është 170 metra katrorë, ndërsa apartamenti i madh Royal mbulon të gjithë katin. Disa apartamente ofrojnë kinema private dhe biblioteka të mëdha!

Çdo dhomë ka një koleksion të parfumeve.
A i dini ato komplete dushi të disponueshëm që zakonisht i gjeni në hotele të rregullta? Harrojeni për ato tuba të vegjël. Një grup prej 14 llojesh parfumesh Hermes vijnë si standard në secilën paketë, në mënyrë që të kënaqeni me stil. Dhe madje mund t’i merrni me vete në shtëpi.