Karakteristika e fshatit Lisec, detaje për këtë fshat malor

Mr. Donika Bakiu

Pozita gjeografike: Fshati Lisec është një fshat malor i shtrirë në zemër të Malit Sharr, graviton ne komunën e Tetovës, gjendet në një largësi prej rreth 12km nga Tetova në drejtim të Kodrës së Diellit, në një lartësi mbidetare mbi 1000m. Fshat i banuar sot mbi 400 banor në rreth 120 shtëpi.
Fiset kryesore: 1.Fisi Cili-Mile – (fisi bazë) Fisi ARNOR 2. Fisi Lile – (fisi bazë) Fisi Shala 3.Fisi Bakallar , Baki -(fisi bazë) Fisi Shala 4.Fisi Luce -(fisi bazë) Fisi Luc 5.Fisi Burishe -(fisi bazë) Fisi Berisha 6. Fisi Farizovic -nën fis i Burisheve 7.Fisi Xhoket – (fisi bazë) fisi Xhoka 8. fisi i Torbeshve
LAGJET-MËHALLAT: Lagjet e fshatit janë:Mahalla e Cileve, Mahalla e Lileve,Mahalla Bakallarve,Mahalla Luceve,Mahalla Burishe,Mahalla Xhokeve.
Etimologjia e emrit: Dokumente të shkruara saktësisht dhe të vërtetuara shkencërisht ende nuk ka për Lisecin, mirëpo tradita e lashtë historike e gojëdhënave ka lënë përplot të dhëna të vulosura të cilat japing material mbi gjenezën e formimit të këtij fshati. Lisecin për herë të parë e gjejmë në dokumente të shkruara në disa dokumente Osmane të shekullit XV përkatësisht në vitet 1452/53 ku thuhet se në fshatin Lisec kanë jetuar 9 familje, në këto dokumente fshati Lisec haset dhe me emrin Lisiçe.

Mikrotoponimet e fshatit Lisec
Arat: Ara Las Abush,Arat e Mullajnit,Arat e Liles,Ara Las Bexhet, ara me gjardh , arat e rexhës , kapështec Malet: mali Furës , Vërteçka , mali rasës , mali qerhoxhës , Pif , te kotarët , rajna , oshlak , bagrem. Kodrat: kodre Koshahicës, kodre Bajrës , kodre Dunçës , kodre Selimit.
Emra lugjesh: lugji muses , lugji me llapusha , lugji zonave , lugjaçare
Krojet:Kroi mbas shkollës,,te Kroi, Kroj beramicës , krojnat e Sulës
Çeshme: te xhamoja , te ambulanta , Kroi gjat.
Burim:Kajnaki te reka, kajnakët e shahinit , kajnaki (kroj) ftohët ,
Kullosat: dullaja , rafshe zendës
Livadhet: ogjrade , livadht e projt, sefsaja , prosishta, livadhi zogjit, ravaja , gjura , liçene , bellavoda, trendafili , belltok , kotarët , gllog , livadhi madh , sliva , livadhi te reka , begjbunar , çelahica
Lumenjtë: reka (te reka)
Emra moçalesh: bataket . Përonjtë:Proi Ganës,Proi Gjurës , proj keç , proj me ujë , proj thatë, proj çelahicave
Mullinjtë:Mullajni Cufit, mullajni Çelit , mullajni Fimit , mullajni Nafis , mullajni Shafis
Udhët:Udha epër,Udha për n’zabel , udhe petkit
Emra urash:Ura te reka te mullajni , ura e selim zogjit
Gurët: Gjuri Milaimit, Gjuri me çardak , Gjuri me bakam , Gjuri te are hazizit , Gjuri gjatë ,
Emra shkëmbinjsh:kepi Zendës , kepi shipes , kepi shpellës. Drunjtë: Te ahi , Te brevi , Te shkoza, Te shelnëja, Te palnet , Te vajdhi , Te frashna , Te plepi , Te bagremi , Te shtogji . Varret; Te vorrzit e shkijeve , Te vorzit e Kataundit. Shpellat :shpelle Kukës ,shpelle dhajve egjra , shpelle vajshës. Vende: te xhamoja, te kisha, rugja , te lifti , te kodra, n’Lisë, Te Ambullonta, Te Shkolla, Ka Shkolla, Mbas Shkollës Vetër.