Kaq para i premton skuadrës Presidenti i Tiranës nëse e mposhtin ekipin serb


Tirana do të presë sot në orën 20:00 Crvena Zvezdën në “Air Albania”. Dueli është i vlefshëm për turin e dytë kualifikues të Champions League, ndërsa fituesi do vijojë më tej garën.

Presidenti i bardhebluve, Refik Halili ka motivuar Tiranën duke vendosur një shpërblim prej 200.000 eurosh.
Halili bëri me dije pas fitores me Dinamo Tbilisin se shpërblimi për “kokën” e serbëve do ishte më i madh, duke dysfishuar kështu shumën për fitoren ndaj Zvezdas.
Të grumbulluar në hotel, bardheblutë as e kanë mohuar dhe as e kanë miratuar shpërblimin e majmë, ndërsa dje mediet serbe shkruan për këtë shumë të konsiderueshme.