Kapet vjedhësi i veturave! Veturat u gjetën në Gërçec dhe në rrugën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kapur një vjedhës i veturave në Shkup, përcjell TV21. Gjatë ditës së djeshme është parashtruar kallëxim penal ndaj 31-vjeçarit N.A. nga Shkupi, ndërsa i njëjti është arrestuar me datë 20.04.2022. Ai dyshohet për 3 veprat penale “marrje të automjetit”, respektivisht shkelje të nenit 242 të Kodit Penal, dhe për vepërn penale “vjedhje”, konkretisht shkelje të nenit 235 nga Kodi Penal.

“Përkatësisht, me datë 02.11.2020 në ora 18.10, në Shkup Saraj, N.A. nga Shkupi, ka shfrytëzuar momentin e përshtatshëm dhe në mënyrë të kundërligjshme ka marrë veturën e pasagjerëve “Mercedes”, në pronësi të M.Z. (52) nga Shkupi. Më vonë nga ana e zyrtarëve policorë në Saraj, vetura e marrë është gjetur në autostradën Tetovë-Shkup dhe është konstatuar se nga automjeti janë marrë edhe disa sende të tjera”, thonë nga MPB.

“Gjithashtu, më datë 15.12.2021 në ora 16:00 në zonën e Gjorçe Petrovit, N.A. ka shfrytëzuar pakujdesinë e B.T. (57) nga Gostivari dhe ka vjedhur veturën e pasagjerëve “Hyundai”, të cilën ai po drejtonte, ndërsa ishte në pronësi të një kompanie publike. Vetura e marrë është gjetur pak më vonë nga zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në rrugën lokale f. Shishevë – f. Gërçec. Është konstatuar se nga automjeti N.A. ka marrë disa sende personale”, theksohet tutje në njoftimin e MPB-së.

“Më datë 25.01.2022 në ora 18:10 në zonën e Gjorçe Petrovit, N.A. në të njëjtën mënyrë ka marrë veturën e pasagjerëve të tipit “Volkswagen Passat”, në pronësi të M.T. (45) nga Shkupi, nga e cila ka marrë edhe disa sende personale. Automjeti është gjetur nga punonjësit e Policisë së Njësisë së Policisë Intervenuese në vendin e quajtur “Nivi”, rajoni i fshatit Gërçec”, thonë nga MPB.