Gjatë natës (8 nëntor), rreth njëzet minuta pas mesnate, në rrugën “179” në Tetovë, zyrtarë policorë të SVR Tetovë kanë privuar 45-vjeçarin B.S. Gjatë kontrollit të kryer në një taksi me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, iu gjet kokainë informon Pa Censurë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.Pa Censurë