Kapet shqiptari, “peshku i madh” i trafikut të dr*ogës në Itali! Çfarë dyshon policia se fshihet pas tij

2 kilogramë kokainë dhe 7 të tjera marijuanë iu gjetën një shqiptari në banesën e tij në Porto Sant’Elpidio të Italisë. Një nga sekuestrimet më të mëdha të dr*ogës, në këtë zonë, ndërsa mediat italiane kanë përcjellë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Duket se 40-vjeçarit Valter Serani, autoritetet ia kishin vënë syrin prej kohësh. Ata dyshonin se shqiptari ishte peshk i madh i trafikut të dr*ogës në zonë dhe mesa duket kishin të drejtë. U desh një hetim kompleks për të shkuar deri tek arrestimi i shqiptarit.

Në shtëpinë e shqiptarit u gjet një sasi e konsiderueshme dr*oge e cila ishte bërë gati për t’u shitur. Ai e kishte fshehur dr*ogën mes mobiljeve. Por jo aq mirë sa për t’i shpëtuar nuhatjes së qenit antidr*ogë.

Autoritetet italiane vlerësojnë se nëse dr*oga do të dilte në treg do të arrinte fitime deri në 400 mijë Euro. Pritet që shqiptari të dalë ditën e nesërme para gjykatës. Ndërkohë, sipas mediave, duket se hetimet nuk do të marrin fund vetëm me arrestimin e Seranit.

Sipas tyre, agjentët e policisë janë të vendosur që të zbulojnë edhe pjesët e tjera të enigmës që deri më tani mbeten mister. Kjo pasi dyshohet se pas Seranit fshihet një organizatë ndërkombëtare italo-shqiptare që trafikon kokainë nga Tirana në territorin italian të Fermano-s./tvklan.al