Kapet personi nga Tetova me shiringa

Me datë 05.06.2023 në ora 14:50 në rrugën “Gjorçe Petrov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.V.(31) nga Tetova për shkak se i janë gjetur dhe marrë dy shiringa, njëra prej të cilave ishte e mbushur me masë të lëngët, si dhe dy gjilpëra të papërdorura.

Personi në fjalë është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do ti përpilohet parashtresë përkatëse.