40 kilogramë drogë janë kapur në operacionin policor të koduar “Mjegulla”.
Aksioni u zhvillua në Prishtinë, derisa në pranga përfundoi 37-vjeçari N.B.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Nusret Bicin, i cili është bashkëpronar i kompanisë transportuese Bici Com.
Ai u dërgua në mbajtje për 48 orë. Droga dyshohet se është e llojit “Marihuanë” dhe vlera e saj sillet rreth 80 mijë euro.
Sipas policisë destiacioni final i kësaj sasie ishin vendet e perëndimit.