Personi që po e shihni në video është një nga fytyrat e njohura rrugëve të Tetovës, shihet duke kërkuar lëmoshe teksa shfaqet sikur është gjysëm i ver*bër dhe me sëmundje park*insoni. Por, e gjitha duket se është një mashtrim.
Dy reporter të Pa Censurë e kanë ndjekur personin që shfaqet si lypsat deri sa është ulur në kafeteri dhe i ka dorëzuar të gjitha paratë një zonje të ulur pranë tij, e cila siç shihet edhe në video i numëron paratë e tubuara dhe bën llogari me to. Teksa shihet personi që kërkon lëmoshe deri sa ndodhet në tavolinë nuk ka problemet shëndetësore që i shafqën derisa kërkon lëmoshë!
Pa Censurë disa herë ka shkruar për grupet e organizuara të lypsarëve që funksionojnë në Tetovë por, deri më tani Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka ndërmarrë masa!
Video: