Pjestarët e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (8 shtator) kanë privuar nga liria 28-vjeçaren M.I. nga Vrutoku i Gostivarit nën dyshimin për përfshirjen e saj në vjedhjen e rëndë të kryer në Stacionin e Autobusëve në Gostivar, e njëjta në periudhën mes 6/7 shtator, prej ora 20.00 deri në 06.00 të mëngjesit. E njëjta është mbajtë në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të përgatitet parashtresë adekuate në bazë të nenit 236 të Kodit Penal.