Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me datë 08.04.2022 në Gjevgjeli janë kapur 16 kilogramë dr*ogë të tipit ma*rihuanë në vlerë të 50 mijë eurove. Si rrjedhojë, gjatë ditës së djeshme janë arr*estuar dy persona, ndërsa dr*oga si destinacion përfundimtar kishte Greqinë.
“Është ko*nfiskuar ma*rihuanë e paketuar në 20 pako polietileni të vendosura në 2 çanta, ndërsa me datë 11.04.2022 pas dhënies së provave materiale është ndaluar T.P. (30) nga Vallandova dhe J.R.(31 ) nga Gjevgjelia, pas çka janë sek*uestruar dy automjete dhe disa telefona celularë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.