Kapet drogë në një autobus të Shkupit, akuzohet një banor i Nigishtanit (FOTO)

Në vendkalimin kufitar Tabanocë, zyrtarë policor të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme kanë arrestuar J.F. (31) nga fshati Nigishtan i Shkupit dhe A.B. (18) nga Republika e Kroacisë.

Gjatë kontrollit të autobusit të një agjencie turistike nga Shkupi, në bagazhin e tyre të mbushur me paketim të produkteve të ndryshme ushqimore, u gjetën dhe konfiskuan rreth dy kilogramë heroinë.

Pas marrjes së masave shtesë dhe kontrolleve operative është konstatuar se shtetasi maqedonas J.F. është kryerës i veprës penale nga neni 215 i Kodit Penal dhe sot SPB Kumanovë do të ushtrojë kallëzim penal kundër tij në Prokurorinë Publike kompetente Kumanovë.