Kapet burri dhe gruaja që kryenin prostítcion!

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Pejë të hënën, me dyshimin se kanë kryer aktivitete prostitucioni në këmbim të parave.

Siç thuhet në raportin policor, të arrestuarit janë një grua shtetase e Shqipërisë dhe një burrë shtetas i Kosovës.

Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “marrje me prostitucion”

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër shtetase e Shqipërisë dhe një mashkull kosovar, nën dyshimin për aktivitete prostitucioni në këmbim të parave. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.