Kapen me gjysmë kg kokainë në Zvicër, pranga shqiptarit dhe bashkëpunëtorit

Dy persona u arrestuan nga policia kantonale zviceriane si pjesë e një hetimi të kryer në bashkëpunim me shërbimet kundër drogës. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 25 vjeç, banues në Shqipëri dhe një shtetas zviceran 37 vjeç me banim në zonën e Bellinzonës. Këtë e kanë bërë të ditur sot, autoritetet kantonale.

Shqiptar, i i dyshuar si i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm të tregtisë së drogës që synonte aktorët lokalë, u arrestua në Giubiasco. Ai është pritur në banesën e gruas, ku janë gjetur rreth 500 gramë kokainë. Hetimet e mëpasshme çuan në arrestimin e 37-vjeçarit.

Krimet ndaj tyre janë shkelje e rëndë dhe shkelje e ligjit federal për narkotikët dhe shkelje e ligjit federal për të huajt dhe integrimin e tyre. Hetimet koordinohen nga prokurori publik Roberto Ruggeri.