Një sasi droge është transportuar nga Shqipëria në drejtim të Greqisë nga dy shtetas grekë. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar dhe një 26-vjeçar të cilëve ende nuk u bëhet me dije identiteti i tyre, ku janë akuzuar për import dhe transport të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin e tyre.
Policia ka kontrolluar makinën dhe ka bërë ndalimin e saj në afërsi të pikës kufitare të Qafë Botës. Në portbagazhin e mjetit u gjetën 14 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë 40,8 kilogramë, si dhe 9 paketa me kanabis të tipit “çokollatë”, që peshonte 2,2 kg.