Kapen dy hajdutë nga Gostivari, kishin vjedhur vegla për punë, stoli ari e sende të ndryshme

Zyra e jashtme për punë kriminale Gostivar – SPB Tetovë ka zbardhur tri vjedhje të rënda, të raportuara në Policinë e Gallatës, të cilat kanë ndodhur në fshatin Debresh në tri shtëpi në pronësi të S.B., G.B. dhe S.B. në Debreshë të Gostivarit në periudhën prej datës 03.08 deri më 09.09.2024.
Pas masave të marra, më datë 10.09.2024, janë privuar nga liria A.K. (43) nga Leunova e Gostivarit dhe S.S.(36) nga Debreshi, tek të cilët janë gjetur më shum gjësende të cilat kanë qenë pjesë që burojnë nga veprat e kryera penale dhe të njëjtat u janë kthyer pronarëve.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të vijojë parashtresa përkatëse.