Kapen 9 femra duke argëtuar klientet në një lokal në Tetovë

Më 10/11.07.2021 gjatë periudhës prej 23:50 deri në ora 01:00, pas një plani të përgatitur paraprakisht nga ana a inspektorëve është kryer aksion kontrolli në një objekt hotelerik në Tetovë, në pronësi të A.B.(44) nga Tetova.

“Gjatë kësaj janë kapur 9 femra të cilat i kanë argëtuar klientët, prej të cilave tri kanë qenë shtetase të Rusisë, nga një nga Ukraina dhe Shqipëria dhe katër shtetase të Maqedonisë së Veriut. Personat janë arre*stuar nga liria dhe mbajtur në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme