Në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit, autoritetet ligjzbatuese kanë kapur 83.5 kilogramë dr*ogë, që dyshohet të jetë e llojit her*oinë. Sipas kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Shukri Jashari, deri më tani janë arr*estuar shtatë persona.
Ai tha se të arr*estuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkaq dy të tjerë janë ende në kërkim.
Jashari tha se dr*oga u gjet gjatë kontrolleve të doganierëve në një manune që ishte nisur nga Turqia.
Sipas tij, destinacioni i dr*ogës, që ishte fshehur në disa reflektorë, ishte Prishtina.
“Gjatë kontrollit të Doganës së Kosovës është dyshuar se në mjetin transportues, përveç mallrave të ndryshme, kanë qenë edhe 32 reflektorë, ku në to të paketuara kanë qenë nga pesë qese, të dyshuara me substancën e llojit her*oinë – gjithsej 160 paketime”, tha Jashari në një konferencë për media.
Zyrtarë të Doganës dhe Policisë bën të ditur se aktualisht janë duke u zhvilluar bastistje në pesë lokacione në Prishtinë dhe Pejë dhe se deri më tani kanë se*kuestruar mallin që ishte në maunen ku u gjet dr*oga, si dhe dy vetura të tjera.