Kapet dr*ogë në vlerë prej 250 mijë eurove në rrugën rajonale Strugë-Ohër

Ministria e Punëve të Brendshme njoftona se nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare “Liqeni i Ohrit”, në bashkëpunim me Njësinë për Kriminalitet Ndërkufitar pranë Q.R. për Çështje Kufitare Perëndim pranë DSP-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Strugë, më datën 31.07.2021 në orët e mbrëmjes, në rrugën rajonale Strugë-Ohër, në afërsi të vendit Sateska afër Strugës, në bregun e liqenit, i kanë privuar nga liria dy persona, në afërsi janë gjetur katër çanta me marihuanë me sasi të përgjithshme prej rreth 80 kilogramëve, në vlerë prej rreth 250.000 eurove.