Kapen 4.5 ton KOKAINË në Spanjë, në mesin e 15 personave të arrestuar edhe dy shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë kapur një sasi të madhe droge gjatë një operacioni special. Sipas medieve të huaja, është sekuestruar 4.5 ton kokainë në një anije, në afërsi të ishujve Kanarie.

Gjatë këtij operacioni bëhet me dije se janë arrestuar 15 persona, që ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes, mes tyre 2 shtetas shqiptarë, ndërsa 3 të tjerët nga Pakistani.

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e të arrestuarve, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.