Kapen 2 ton kokainë në portin e Roterdamit, vlera 151 mln euro


Një sasi e rekord prej 2,020 kilogramë kokainë është kapur nga policia holandeze në portin e Roterdamit.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet holandeze, ndërsa “Reuters” shkruan se droga kap një vlerë prej 151 milionë euro.
Kokaina u gjet në një dërgesë bananesh, e cila vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion një kompani hungareze, tha prokuroria e Roterdamit në një njoftim për mediat.

Më shumë se 38 tonë kokainë janë kapur nga policia në portin e Roterdamit vetëm gjatë vitit të kaluar.