Kaos në një kompani në Shkup: Kolegët janë rrahur mes vete, një person është plagosur me thikë, tre të tjerë të lënduar

MPB ka njoftuar se me datë 14.06.2024 në ora 14:30, zyrtarët policorë të KK Petrovecit kanë ndaluar A.A (26) dhe J.B.(24), të dy nga fshati Katllanovë, Shkup, për shkak të dyshimit se para ndërmarrjes ku punonin në një zonë industriale në zonën e komunës së Petrovecit, kanë marrë pjesë në një konfrontim fizik.

Në përleshje, J.B. ka përdorur një objekt të mprehtë dhe i ka shkaktuar plagë me thikë H.M., i cili është transportuar në Klinikën “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Njëkohësisht janë lënduar E.M., R.B. dhe S.K., të gjithë punonjës të së njëjtës kompani.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse. Pа Censurë