Kaos në kufirin me BE-në, emigrantët të “ar*matosur” me sëpata hyjnë në Poloni (VIDEO)

Tensionet janë rritur ditët e fundit në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, ku emigrantët po përpiqen të arrijnë në Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat botërore.
Të martën, kryeministri polak Mateusz Morawiecki e përshkroi krizën e refugjatëve në kufirin me Bjellorusinë si një lloj të ri lufte dhe pjesë e një “su*lmi të koordinuar”, duke akuzuar palën bjelloruse për lirimin e qëllimshëm të emigrantëve.

Nga ana tjetër, Minsku zyrtar konsideron se janë të pabaza akuzat e Varshavës se ushtarët bjellorusë po kalojnë kufirin me Poloninë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse mohoi akuzat e presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, në lidhje me krizën në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë.

“Ajo që dëgjojmë nga Varshava është befasuese. Ajo shkon përtej kufijve të mirësjelljes dhe arsyes së shëndoshë. Unë po flas për akuzat kundër vendit tonë dhe vlerësimin e situatës në kufi. Është e pamundur të gënjesh në këtë mënyrë,” tha Ministria e Jashtme ruse.
Mediat raportojnë se, emigrantët shkatërruan gardhet dhe barrierat në kufi. Disa emigrantë u kapën dhe u kthyen në territorin e Bjellorusisë, ndërsa të tjerët mbetën në arrati.