Kaos në kufi, mërgimtarët po presin 9 orë në kufirin Serbi – Hungari (VIDEO)

Muaji i korrikut dhe gushtit janë dy muajit gjatë të cilëve më së shumti, shqiptarët nga Kosova që jetojnë jashtë vendit kthehen në vendin e tyre. Ky fluks i mërgimtarëve bënë që gjithherë të krijohen kolona të gjata të pritjes në pikat kufitare.

Edhe pse si çështje është diskutuar shumë herë, ajo ende nuk ka gjetur një zgjidhje e cila do ua lehtësonte mërgimtarëve kthimin në vendin e tyre. Kësisoj, përveç pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, lajmi.net ka siguruar video ku shihet një kolonë e gjatë e pritjeve të mërgimtarëve për të kaluar kufirin Hungari-Serbi. Ashtu siç mësohet, këto pritje të mërgimtarëve po zgjasin deri në nëntë orë./lajmi.net/
https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2022/07/video-1659195826.mp4?_=1