Kanosen me armë në Postën e Reçicës së Vogël, i marrin gjitha paratë

Sot (11-prill) rreth orës 10:15, në SPB Tetovë, punonjësi i “Postës së Maqedonisë së Veriut” ka raportuar se në njësinë e filialit në Reçicë të Vogël të Tetovës, dy persona duke e kanosur me armë zjarri kanë marrë paratë.
Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.