Kanë filluar punimet për parandalimin e rrëzimit të murit të rre*zikshëm në Banjën e qytetit të Tetovës

Kanë filluar punët për parandalimin e rrëshqitjeve anësore në Banjën e Qytetit të Tetovës, parashihet edhe rregullimi i murit mbajtës për të cilin Portalb.mk disa herë ka paralajmëruar se përbën rrezik të lartë për këmbësorët në atë pjesë. Nga Komuna e Tetovës theksuan se parashohin projekt të madh për parandalimin e erozioneve në këtë pjesë të qytetit, nuk dhanë më shumë detaje.

Edhe pse rruga e banjës mund të konsiderohet si rrugë e re, pasi që e njëjta është ndërtuar në vitin 2017 me fonde të Bashkimit Evropian, ajo megjithatë nuk është adekuate dhe plotësisht e sigurt për shkak se shpesh herë ka shembje të tokës përreth.

“Ajo që punohet tani është sigurimi i hapësirës i cili deri tani ishte i rrezikshëm për këmbësorët. Kemi filluar me ndërtimin e kaskadave në disa pjesë, kështu do të mbrohen pikat kritike në të cilat pas ndryshimit të kushteve klimatike ka mundësi për rrëshqitje të dheut dhe me këtë të shkaktojnë dëm natyrës dhe kalimtarëve. Pas pjesëve më kritike, në të ardhmen do të gjenden pjesët ku duhet të vazhdohet me punë për këtë. Parashohim projekt edhe më të madh për mbrojtjen e kësaj pjese të banjës së qytetit”, tha Senazana Novakovska nga Komuna e Tetovës.

Përveç kësaj, nga Komuna e Tetovës konfirmuan se njëkohësisht punohet edhe për rregullimin e murit mbajtës të rrezikshëm, i cili ndër vite është gati duke rënë kurse autoritetet komunale deri tani nuk kishin ndërmarrë asnjë masë për këtë.
“Po, pikërisht edhe për atë lokacion po punohet” tha Armend Fazliu nga Komuna e Tetovës./Portalb