Kandidatja për presidente në Francë ka thënë se do ta gjobis çdo grua muslimane që mbanë shami në publik…

Kandidatja presidenciale franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen u zotua të enjten të vërë gjoba për gratë myslimane që mbajnë shami në publik. Kandidatët bënë një thirrje të fundit për vota pak ditë përpara zgjedhjeve që janë gjithnjë e më afër.

Duke folur për radion RTL, Le Pen shpjegoi se si do të zbatohej ligji i saj për të ndaluar shaminë në të gjitha hapësirat publike, duke thënë se do të zbatohej nga policia në të njëjtën mënyrë si vendosja e rripit të sigurimit në makina.

”Njerëzit do të gjobiten në të njëjtën mënyrë siç është e paligjshme mos-vendosja e rripit të sigurimit. Besoj se policia e gatshme ta zbatojë këtë masë”,-tha ajo.

Një 70-vjeçare me origjinë algjeriane sfidoi Le Pen publikisht. Ajo e pyeti kandidaten për presidente se pse e mbështet ndalimin e shamisë.

Le Pen u përgjigj: ‘Shamia është një uniformë e imponuar me kalimin e kohës nga njerëzit që kanë një vizion radikal të Islamit.’

Nënkampionja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze shpjegoi se do të gjobiste çdo grua që shihet me shami në publik.

Ndërkohë presidenti Macron ka kërkuar të shmangë çështjen e shamive, duke u shprehur: “Për mua personalisht, çështja e shamisë nuk është thelbësore”.

Ai ka ngritur polemika më parë duke mbështetur legjislacionin në vitin 2020, i cili argumentonte se hixhabi është një simbol i ‘kundër-shoqërisë islame’ dhe ‘ndan burrat dhe gratë’.