Kandidatja për deputete “ndez” rrjetin me fotot provokuese

Anita Dervishi është kandidatja për deputete që do të garojë në zgjedhje parlamentare të 25 prillit. Ajo është pjesë e listës “Aleanca e Bashkimit Popullor ABEOK”, parti e drejtuar nga Kujtim Gjuzi. Vajza nga Durrësi, e cila aspiron të përfshihet në botën politike dhe të sigurojë një karrige në Kuvendin e Shqipërisë, i ka vënë “flakën” rrjetit me fotot provokuese, të cilat i ka ndarë në llogarinë e saj të “Instagram”.