Kandidati për kryetar komune rezultoi pozitiv me Covid, ndërprenë fushatën


Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Toni Mihajllovski ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Si pasojë, ai do të qëndrojë në izolim, me çka ka ndërprerë fushatën zgjedhore.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale janë pas 10 ditësh, ndërkaq Mihajllovski ekipit të vet i dëshiron punë të palodhshme në aktivitetet në terren.

Shpreson se më 17 tetor do të festojnë “fitoren e madhe”, transmeton TV21.