Kandidati në Kërçovë ka sul*muar gazetaren Salije Sadiku, Mollëkuqja: Mjaft me su*lme ndaj grave

Gazetarja Salije Sadiku gjatë raportimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut është përballur me gjuhë të urr*ejtjes dhe ak*uza nga kandidati i pavarur i Kërçovës, Fatmir Limani. Sipas saj, dhjetëra burra mbështetës të Limanit që kanë qenë prezent në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë duartrokitur sul*min ndaj gazetares.

Nga ana tjetër, sipas Limanit gazetarja në fjalë ka mbajtur qëndrime të njëanshme gjatë fushatës andaj dhe sipas tij nuk e ka merituar prononcimin e tij.
“Televizionet dhe gazetarët, të cilët gjatë gjithë fushatës kanë mbajtur qëndrime të njëanshme nuk kanë pse drejtohen në zyrën time, për të marrë prononcime. Ky, ishte qëndrimi im. Nuk kam ofenduar, por nuk jam deklaruar”
Fatmir Limani

Sadiku konfirmon për Mollëkuqen se është ftuar nga vetë shefi i shtabit, Bejtulla Emini, që të merr deklaratë. Ajo thotë se Limani i është drejtuar me të bërtitura, duke e aku*zuar për humbjen e tij në zgjedhje, duke e aku*zuar për qëndrime të njëanshme, gjë të cilën Sadiku e mohon. Ajo thekson që gjatë raportimit të saj gjatë fushatës ka qenë korrekte dhe profesionale në punën e saj si gazetare.

“Ekipi i TV21 bashkë me TV Klan dhe MTV ishim në ora 20 në shtabin e Limanit, nga atje shefi i shtabit na tha që nuk janë gati por do të presin rezultatet. Ai na tha se do të na lajmërohen kur te kenë pres-konferencë. Mua në ora 22:25 më ka arritur një mesazh nga shefi i shtabit të Fatmir Limanit ku thotë ju presim. Unë u nisa por për shkak të trafikut nuk arrita në kohë kur MTV po merrte deklaratë. Prita të përfundonin dhe në mes turmës ku kishte afro 100 vetë ju afrova me mirësjellje duke i kërkuar të lidheshim live në studion e hapur. Më tha merre deklaratën nga kolegët, i thash në rregull por të lidhemi live. Ai u ngrit në këmbë dhe mu drejtua me këto fjalë: Nuk lidhem, ju jeni ser*vil të pushtetit, ju jeni e keqja e popullit dhe fajtor për humbjen këtu jeni ju sepse i shërbeni pushtetit. Ai vazhdoi të flasë ende duke aku*zuar pa bazë ndërsa unë nuk reagova, fillova të largohem, ndërkohë filluan fishkëllimat dhe duartokitjet si dhe brohiritjet. Dola jashtë shtabit dhe vazhdova punën”
Salije Sadiku, gazetare

Nga ana tjetër, shefi i shtabit të Fatmir Limanit i ka kërkuar falje gazetares nëpërmjet një porosie, duke theksuar që duartrokitjet dhe brohorimat nuk i janë drejtuar asaj.

Sipas gazetares, sul*mi ndaj saj është i dokumentuar nga ata që kanë qenë prezent, nëpërmjet videove, te të cilat Sadiku nuk ka qasje.
Ka edhe video sepse simpatizantët e tij po xhironin po që si kam unë në dorë
Salije Sadiku, gazetare

Ndryshe, Fatmir Limani i cili në garën e zgjedhjeve lokale ka kandiduar si kandidat i pavarur sipas rezultateve të deritanishme të Këshillit Shtetëror të Zgjedhjeve ka marrë 19,76% të votave, në krahasim me Fatmir Deharin (BDI) i cili ka marrë 37,30% dhe Aleksandar Jovanovski (VMRO-DPMNE) me 38,42%.

MOLLËKUQJA DËN*ON ASHPËR GJUHËN E URR*EJTJES DHE SUL*MET NDAJ GRAVE
Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” e cila luf*ton dhe mbron të drejtat e grave, dën*on ashpër gjuhën e urr*ejtjes drejtuar grave në çdo sferë. Mollëkuqja për disa herë me radhë ka raportuar për respektim të të drejtave të grave gjatë proceseve zgjedhore, dhe atyre që janë të përfshira në politikë.

Para vetëm një muaji në pro*testën ku u kërkua përgjegjësi në lidhje me zja*rrin në Spitalin Modular të Tetovës, në të cilin humbën jetën 14 persona u përdor gjuhë e ulët dhe sek*siste ndaj kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit. Sipas “Mollëkuqja” gjuha sek*siste ndaj grave që janë aktive në sferën politike ka kohë që është prezente dhe dekurajon gratë që të përfshihen në politikë, andaj kërkon nga institucionet të reagojnë dhe të dën*ojnë një gjuhë të tillë.