Kandidati i VMRO-së për Bërvenicën ofendon “Ballistët”, thotë se komuna e Bërvenicës u takon maqedonasve

Kandidati për kryetar i komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, i cili në raundin e dytë të zgjedhjeve garon me kandidatin e pavarur z. Enver Pajaziti dikur ofendonte edhe shoqatën e tifozëve “Ballistët”.

Në një status në rrjetin social “facebook”, ai shkuan se Ballistët janë organizatë të cilët përhapiun gjuhën e urrejtjes dhe që kanë vrarë maqedonas. Gjithashtu është vërejtur se kandidati i VMRO-së ka bërë thirje që në baza etnike të votohet ai sepse sipas tij komuna e Bërvenicës do të udhëhiqet nga një maqedonas.

Ndryshe kandidati i VMRO-së për kryetar të komunës së Bërvenicës Jovica Ilievski, ka qenë edhe këshilltar komunal dhe njihet për qëndrimet e tij nacionaliste.