Kandidati i AAK-së për Malishevën: Në kohën e lirë i kam do lektyra që i lexoj

Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka prezantuar programin e tij për qeverisje.
Krahas kësaj, ai ka treguar edhe që kohën e tij të lirë, po e kalon duke lexuar libra, shkruan Reporteri.net.

“Unë kohës t’fundit kohën e lirë kur te kam, do lektyra i kam që i lexoj”, ka thënë Berisha në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova.
Ndryshe, fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale ka nisur më 16 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor.