Kandidatët e pavarur për deputetë që po mbledhin nënshkrime për zgjedhjet e 12 prillit

Në adresë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri tani janë dorëzuar gjashtë lista kandidatësh nga grupime qytetarësh. Bëhet fjalë për kandidatë të pavarur për deputetë që do të konkurrojnë në zgjedhjet e 12 prillit.

Siç mësohet, gjashtë lista të pavarura me kandidatë janë dorëzuar në njësitë rajonale të KSHZ-së. Kandidatët e pavarur deri më 6 mars duhet të grumbullojnë nga 5 mijë nënshkrime në një njësi zgjedhore për të fituar të drejtën e konkurrimit. Ndërsa partitë duhet që listat me deputetë ti dorëzojnë deri më 12 mars.

Emilija Geleva është kandidate e pavarur për deputete e cila me listën e saj do të konkurrojë në njësinë e parë zgjedhore, gjegjësisht në rajonin e Shkupit. Në njësinë e dytë zgjedhore ka konkurruar kandidati i pavarur Igor Cvetkovski, i cili po vijon grumbullimin e nënshkrimeve. Në Njësinë e tretë është Zoran Mijalkov, në njësinë e pestë Goran Taskovski, në njësinë e katërt Petar Kotevski dhe në njësinë e gjashtë Ismail Bojda.