Kandidat për kryeministër, flet Lazim Destani

Biznesmeni i njohur dhe filantropi Lazim Destani në prag të zgjedhjeve Parlamentare që mbahen më 15 Korrik ,u ka uruar gjithë subjekteve politike një fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Destani ka thënë se në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.
Ai poashtu ka sqaruar edhe detaje rreth emrit të tij që përflitet për kryeministër shqiptar informon TetovaSot.
“Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë” deklaroi Destani. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi im mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës sime u shpreh ai.

Lazim Destani ka uruar nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë.