Ish pedagogu universitar dhe kandidati për doktoratur, Shaqir Islami i shtohet listës për të parin e Komunës së Vrapçishtit. 60 vjeçari do të garojë në zgjedhjet lokale të tetorit i pavarur, kurse vjen nga Nisma Qytetare “Hallall” e cila do të garojë poshatu me Listë për Këshilltar komunal në Vrapçisht. Kjo nisëm ka lindur me kërkesë të diasporës në Komunën e Vrapçishtit dhe tani finalizojnë procedurat e fundit pas grumbullimit të nënshkrimeve për garën për pushtetin lokal.
“Nisma si ide ekziston një kohë të gjatë dhe u ngjiz tani, është një nisëm multi-etnike për shkak se Vrapçishti është një Komunë ku jetojnë më shumë etni dhe pos shqiptarëve ka edhe maqedonas, turq. Të gjithë jemi grumbulluar për të arritur qëllimin e një qeverisje ndryshe dhe më cilësore se deri më tani. Kjo është i gjithë strumbullari i idesë sonë, me një koncept rë ri politik, me një koncept qeverisjeje më humane ku qytetari do ta ketë vendin e tij të merituar, do të pyetet, qytetari do të vendos me votën e tij, ashtu siç ndodhi edhe me grumbullimin e 150 nënshkrimeve të cilat u tubuan nga të gjitha etnitë së bashku. Shpresojmë të kemi sukses me këtë ide dhe kandidimin tim personal”, tha Shaqir Islami, knadidat i pavaraur për kryetar komune në Komunën e Vrapçishtit.
Islami thotë se në zgjedhjet lokale të vjeshtës banorët e Vrapçishtit për herë të parë do të kenë mundësi për të zgjedhur mes “hallallit” dhe “haramit”.
“Nisma quhet ‘Hallall’, ne nisemi me idenë dhe qëllimin e mirë, për punë të mbarë dhe mendojë se më shumë se koncepti “Hallall’ nuk është e popullarizuar asnjë shprehje tjetër. Këtu e bëjmë dallimin mes hallallit dhe haramit. Zoti të na ndihmojë dhe shpresojë se nuk do t’i zhgënjejmë qytetarët dhe do të tregojmë shembull të mirë në zgjedhjet që vijnë”, thekson Shaqir Islami, knadidat i pavaraur për kryetar komune në Komunën e Vrapçishtit.
Islami pret dhe beson në mbështetje të kandidaturës së tij dhe Nismës “Hallall”. Shton se qëllim kanë shërimin e demokracisë dhe eleminimin e partokracisë në vendin tonë.
“Sipas frymës së kohës ju jeni edhe vetë dëshmitar se sivjet kemi një numër kandidaturash të pavarura, pra është një trend politik ku individë, qytetarë të caktuar të cilët mendojnë se mund të qeverisin ndryshe, shpallin kandidaturat e tyre, ku ka 18 kandidatë të paravrur. Kjo është një shenjë e mirë, pasi demokracia në vendin tonë lëngon nga një sëmundje e rëndë e partokracisë, pra ne nuk kemi demokraci në këtë vend. Kjo është shenjë se duhet bërë ndryshime si në qeverisje ashtu edhe në mbarë shoqërinë që të sundojë rregulli, rendi, demokracia dhe ta shërojmë demokracinë. Ky është qëllimi ynë, asgjë tjetër”, deklaron Shaqir Islami, knadidat i pavaraur për kryetar komune në Komunën e Vrapçishtit.
Pos Nismës “Hallall”, me listë për këshilltar komunal në Komunën e Vrapçishtit do të garojë edhe Grupi i Zgjedhësve me në krye Afrim Selimin. Ndërkohë, përpos Islamit, i konfirmuar është edhe kandidati Nebi Rexhepi i cili do të garojë nën siglën e BDI-së, ndërsa pritet që ASH-AAA ta zyrtarizojnë kryetarin aktual të Vrapçishtit, Isen Shabani për garën lokale në tetor.
Në mesnatë skadon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatura të pavarura, ndërsa rrethi i parë i zgjedhjeve lokale mbahet me 17 tetor.