‘Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt’, ish-emisari i Donald Trump ‘demaskon’ BE-në për Kosovën

Ish-i dërguari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ‘kritikuar’ sot Bashkimin Evropian për çështjen e liberazlimit të vizave për Kosovën. Pëmes një postimi në Twitter, Grenell shprehet se Brukseli duhet të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të japë ato.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt që është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo ma ka thënë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell.

Më herët Grenell ka akuzuar Albin Kurtin si “majtist anti-amerikan”, i cili sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.