Kancelari austriak: Ky nuk është kon*flikt mes të krishterëve dhe myslimanëve

Kancelari austriak Sebastian Kurz pas sul*mit në Vienë ka thënë se ë gjithë ky nuk është mosmarrëveshje mes të krishterëve dhe myslimanëve ose mes austriakëve dhe migrantëve. Kurz përmes një postimi në Twitter tha se kjo është lu*ftë mes shumë njerëzve atyre që besojnë në paqe dhe atyre që duan lu*ftë.

“Por ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve. Kjo është një lu*ftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan lu*ftë” ka shkruar Kurz.

Ndërsa deri tani raportohet se ka shkuar në pesë numri i të vr*arëve në su*lmin e Vjenës. Autoritetet austriake njoftuan të martën se pesë persona kanë vd*ekur deri më tani nga su*lmi që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vienë përfshirë njërin nga su*lmuesit.

Ministri i Punëve të Brendshme Karl Nehammer tha se dy burra dhe dy gra kanë vd*ekur nga pla*gët në sul*min e së hënës në mbrëmje. Një sul*mues i dyshuar i cili mbante në dorë një pushkë dhe një jelek të rremë për vetëvr*asje është qëll*uar për vde*kje nga policia.