Kancelares Merkel, robat ja lanë burri!

“T’ju them të drejtën…”

Për jetën private të kancelares gjermane Angela Merkel dihet shumë pak në opinionin publik. Merkel dhe burri i saj Joachim Sauer nuk e shpalosin jetën e tyre në media sociale, s’ka selfie, s’ka fotografi nga darkat private, nga pistat e skijimit apo bjeshkët, ku Merkel dhe Sauer zakonisht kalojnë pushimet. Por javën që shkoi opinioni gjerman papritmas mësoi diçka nga jeta private e kancelares. Në samitin e qeverisë mbi zhvillimet digjitale, një pjesëmarrës e pyeti kancelaren Merkel nëse ajo ka një lavatriçe smart (të mençur), pra një makinë rrobalarëse, e cila ruan e mbron ambientin. Merkel tundi kokën dhe u përgjigj: “T’ju them të drejtën nuk e di, sepse rrobat i lanë burri im”.