Kampionia shqipatare: Dua të bëhem Mbretëresha e shahut në botë

Kler Caku, 14 vjeçarja kampione e shahut tregon se guri i saj i preferuar është mbretëresha, jo vetëm si pikë kyçe e lojës, por edhe sepse e tillë do të shpallet në të ardhmen. Kler i ka synimet e qarta, kërkon që së shpejti të bëhet mbretëresha e shahut në të gjithë botën.

– Advertisement –
“Guri im i preferuar është mbretëresha. Jo të gjithë shahistët kanë këtë përgjigje, varet nga personaliteti. Është një gurë që më pëlqen shumë pasi kur e mendoj veten si kampione shahu, e mendoj veten si një mbretëreshë”, tha ajo.

Kler Çaku fitoi titullin kampion europian në shah, për moshat deri në 14 vjeç.

13-vjeçare asokohe, ajo arriti ta fitojë këtë çmim pas shtatë fitoreve dhe dy barazimeve në Kampionatin e Rapidit, i cili u zhvillua në Slloveni në vitin 2023.