Kampioni shqiptar sonte në ring kundër serbit

Kampioni i dyfishtë i Botës në WBC dhe WBO, Jurgen Uldedaj do të zhvillojë sot ndeshjen e radhës ndaj serbit Bojan Cestic. Uldedaj është 12 herë I pamposhtur në dy dispilinat, teksa mban medaljet e kampionit në moshat deri në 24 vjeç.

Boksieri shqiptar dhe ai serb do të ngjiten në ring në arenën Magnanburg në Gjermani, sot në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00. Uldedaj sipas renditjes botërore të dy Federatave është mes 15 boksierëve më të mirë në moshën e tij për peshën Cruiser.