Sot me rastin e ditës së komunës së Tetovës i pari i Tetovës ka ndarë shumë mirënjohje për qytetarët e kësaj komune, shkruan Pa Censurë. Kampioni i njohur i garave në Bodybuilding, Festim Selmani mori një mirënjohje nga kryetari i komunës Bilall Kasami.
Kujtojmë se 23 vjeçari nga Xhepçishti fitoi tre çmime të vendit të parë, duke u shpallur tre herë kampion për një ditë, në Bodybuildin Classic, Bodybuilding Heavyweight dhe Bodybuilding Overall./PACENSURË/